Lajme

Qytetarët në Prishtinë i bëjnë për spital zyrtarët policorë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 03 October 2021

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy raste të sulmit ndaj zyrtarëve policorë në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti i parë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar dy zyrtarë policorë, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe të njëjtit i ka sulmuar fizikisht, pasi që policët i kanë shqiptuar gjobë për shkelje të masave anti-COVID.

-Advertisement-

Sipas policisë njëri nga zyrtarët policorë nga plagët e marra ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, gjatë orës 04:30, ku një person pas pranimit të një tikete kundërvajtje ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë dhe ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

Me këtë rast polici ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është hapur rasti si “Kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera