Qytetarët në Kosovë jetojnë me standard nën mesatare
Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 14 June 2018
Standardi jetësor i qytetarëve të Kosovës, me gjithë përmirësimet e bëra viteve të fundit, vazhdon të mbetet nën mesataren dhe larg vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian, thonë ekspertët e fushës ekonomike.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të cilat flasin për vitin 2017, konsumi i përgjithshëm në Kosovë ishte 2,340 milionë euro, ndërsa për një ekonomi familjare 7,803 euro, si dhe për kokë banori 1,511 euro.
Nga rezultatet e dala nga këto të dhëna të ASK-së thuhet se konsumi i përgjithshëm në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016, ka një rritje të lehtë prej 0.8 për qind, ndërsa konsumi për ekonomi familjare dhe për kokë banori ka një rritje nga 3.5 për qind.
“Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2017 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 40 për qind për ushqim dhe 29 për qind për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport dhe veshmbathje me nga 5 për qind dhe nga 4 për qind për mobiliet, alkool dhe duhan”, thuhet në raportin e ASK-së të publikuar ditë më parë.
Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare në Kosovë janë pagat nga sektori privat dhe ai publik, pastaj të hyrat nga biznesi vetanak, nga pensionet, si dhe nga remitencat.
Ekspertët e çështjeve ekonomike thonë se janë pikërisht paratë që dërgohen nga diaspora ato të cilat kanë ndikuar në rritjen e standardi jetësor të qytetarëve.
Ismet Mulaj, njohës i zhvillimeve ekonomike dhe sociale në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se rritja e standardit jetësor është kryesisht nga remitencat.
“Falë remitencave që vijnë nga diaspora është një standard jetësor më i mirë në Kosovë. Megjithatë, bazuar në të ardhurat që i ka Kosova dhe çmimet e larta të kostos së jetesës mund të them jemi se jemi vendi i fundit jo vetëm në rajon, por në gjithë Evropën, për nga cilësia e jetës”, thotë Mulaj.
Kosova konsiderohet si një ndër shtetet me më së shumti dërgesa të emigrantëve, ku në të shumtën e rasteve këto dërgesa shfrytëzohen për konsum familjar.
Në vit, vlera e remitencave arrin shumën e rreth 600 milionë euro.
Mulaj shton se ka dallim të madh ndërmjet asaj që punohet në Kosovë dhe fitohet në Kosovë dhe asaj që ka ardhur si teknologji e re dhe cilësi e jetës, si rezultat i hapjes së Kosovës me vendet tjera.
“Përfshirë për kah përdorimi i teknologjisë, nga veshja për nga cilësia e ushqimit nuk ka difernecë të madhe. Pra, nuk ka ndonjë dalim esencial, por problemi qëndron tek të ardhurat për kokë banori. Në Gjermani blihet një telefon që ka pothuajse të njëjtin çmim si në Kosovë, por të hyrat atje janë 2 apo 3 mijë euro e në Kosvë 200 apo 300 euro”, thotë Mulaj.
Sidoqoftë, qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se standardi jetësor i tyre nuk ka shënuar rritje përgjatë këtyre viteve. Hysen Klaiçi, qytetar, thotë se në tregun e Kosovës çmimet janë të larta, derisa paga e ulët.
“Sa i përket familjes time nuk mendoj se standardi jetësor është rritur. Ne vazhdojmë të mbesim në atë standard të jetës që kemi pasur para disa viteve, ndoshta me keq pasi që çmimet janë ngjirur derisa pagat janë të njëjta”, thotë ai.
Ngjashëm, shprehet edhe Ademi.
“Çmimet janë ato të cilat po shënojnë rritje në vazhdimësi dhe që po na pamundësojnë që të kemi një standard më të mirë të jetës. Kosova importon gjitha produktet dhe ato çmime që janë në vendet e BE-së ato çmime i kemi edhe në derisa pagat janë shumë më të vogla krahasuar me vendet e BE-së”, thotë ai.
Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit.
Nga më shumë se 500 mijë qytetarë të Kosovës aktiv për punë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të punësuar janë më rreth 350 mijë persona. Mesatarja e pagës në Kosovë është rreth 500 euro.
Derisa, shkalla e papunësisë është 30.5 për qind.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...