Lajme

Qytetarët në ankth për viza, politikanët jashtë shtetit

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 28 February 2018

Derisa të gjithë qytetarët po e presin me ankth seancën e Kuvendit ku do të votohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, disa deputetëve e anëtarëve të partive duket se nuk po u bën shumë përshtypje kjo.

Ata po e shfrytëzojnë këtë ditë për të bërë vizita zyrtare. Deputetë nga LDK-ja, PDK-ja, Vetëvendosja, Nisma, e AKR-ja po qëndrojnë për vizitë në Podgoricë. Madje, për shkak të mungesës së tyre, Kuvendi u detyrua që ta shtyjë edhe seancën.

Arban Abrashi, Agim Bahtiri, Nait Hasani, Imet Rrahmani, Fisnik Ismajli, Milaim Zeka, janë disa nga deputetët që po qëndrojnë në Podgrodicë.

-Advertisement-

Me dy flamuj të Kosovës, mbi tavolinë, ata duket se po diskutojnë për çështje të rëndësishme shtetëore. Kjo shihet edhe në disa foografi që ka postuar mbrëmë deputeti i Nismas, Milaim Zeka.

Zeka ka njoftuar se ata kanë vizituar Ambasadën e Kosovës në Podgoricë, Radiotelevizionin e Malit të Zi dhe Komunën e Tuzit.

“Vizitë në Ambasadën tonë në Podgoricë, vizitë në RTV e Malit të Zi dhe në Komunën e Tuzit”, ka shkruar Zeka.

Për vizitën e këtyre deputetëve në Podgoricë, sot ka folur edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se seanca do të shtyhet deri sa ata të arrijnë në Prishtinë./INFOKUSI/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera