Qytetarët kundër shkëmbimit të territoreve
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 04 August 2018
Një nga temat më të përfolura në Kosovë aktualisht është shkëmbimi i territoreve me Serbinë.
Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, më pas e përmendi mundësinë e “korrigjimit të kufijve”, që po nënkuptohet si shkëmbim territoresh me Serbinë.
Disa qytetarë të Kosovës, të intervistuar sot nga Kosovapress, janë shprehur kundër shkëmbimit të territoreve ose shkëputjes së Mitrovicës së veriut nga Kosova.
Disa prej tyre mendojnë që Lugina e Preshevës do t’i kthehet Kosovës, prandaj nuk duhet të shkëmbehet me Mitrovicën e veriut.
Ismajl Hamiti thotë se jo që nuk duhet të ketë shkëmbim territoresh por sipas tij me ngulm duhet të ruhen edhe ato aktualisht i ka Kosova.
“Unë mendoj se nuk duhet të ketë shkëmbim territoresh, bile mendoj se me ngulm duhet të ruhen këto territore që i kemi tash, Kosova që i ka për momentin. Kuptohet, me veriun e Kosovës, absolutisht pa veriun jo, sepse nëse i ruajmë këto territore, gjasat janë që ato të vijnë, Presheva, Bujanovci, Lugina”, ka thënë Hamiti.
Shaban Krasniqi mendon se kjo ide nuk është aspak e mirë. Krasniqi ka drojën se shqiptarët gjithnjë do të dalin humbës, duke pasru parasyh edhe të kaluarën.
“Nuk besoj që është ide e mire. Se t’u i ditë politikat serbe, gjithmonë, në krahasim me politikat tona shqiptare, dalim humbës. Kështu që, së paku jo me këta politikanë që i kemi sot”, ka thënë Krasniqi.
Kundër shkëmbimit të territoreve është shprehur edhe Naser Shabani.
“Jo, kurrsesi. Se është vendi jonë, vendi i shqiptarëve”, ka thënë Shabani.
Qytetarja Sanije Selmani e cila edhe është asambliste në një qytet të Suedisë nuk pajtohet me siq i quan ajo lojëra që po i bën politika kosovare.
“Jo, absolutisht jo. Unë nuk pajtohna me këto lojëra që po i bën politika kosovare. Unë jetoj jashtë, jam nga Suedia. Quhem Sanije Selmani. I përcjellë rregullisht lajmet në televizionet shqiptare. Megjithëse edhe vetë jam politikane, jam asambleiste në komunë, në komunën e Suedisë, aty ku jetoj. Na vjen shumë keq që këto lojëra po zgjasin kaq shumë dhe Evropa po luan gjithmonë, po sjellë lojëra të ndyta një kurrizin e shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Selmani.
Ndërsa Haki Shala mendon se Serbia edhe në të kaluarën ka marr territore prej Kosovës, e që sipas tij tash nuk duhet të lejohet.
“Sipas mendimit tem nuk duhet me pas shkëmbim territoresh se nuk ka nevojë, se mjaft na ka marrë Serbia prej Mollës Kuqe deri në Mitrovicë e ka marrë niherë, e tash me marrë prapë po m’ doket dy herë është e tepërt. Mjafton me i lanë kufijtë ku janë dhe me i respektu drejtat e njeriut, sikur Serbia për shqiptarë ashtu edhe Kosova për serbët”, ka thënë Shala.
Ndërkaq Januz Rusinovci mendon se krejt pasuria e Kosovës është në Mitrovicë dhe pikërisht për këtë nuk duhet të lejohet shkëmbimi i territoreve.
Ai madje shkrimet nëpër media ai i quan pallavra.
“Jo, jo, absolutisht jo. Krejt lufta është ba për qat Mitrovicën, krejt pasunia është aty. Lugina e Preshevës, ajo nuk kthehet, veç këto janë portalet që shkrujnë edhe pollavra të njerëzve, se nuk e besoj, se nuk t’lanë maspari amerikanët as anglezët me ba këtë punë. Se sa për shkak t’neve, jo shkëmbimi, po merret krejt. Po edhe KFORI-i është këtu”, ka thënë Rusinovci
Të tjera
-
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi
Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Kras...
-
Dy shtëpi, banesë e tokë.., këto dhe shumë të tjera janë pasuritë mbi 500 mijë euro të Lumir Abdixhikut
Hiq më pak se 555 mijë euro pasuri numëron i pari i Lidhjes Demokratike të Ko...
-
Dhuña ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...