Qytetarët ia mësyjnë qendrave të vaksinimit për të marrë dozën përforcuese
Autori: Gazeta inFokus
16:14 | 09 January 2022
Edhe gjatë kësaj fundjave ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve me dozën përforcuese kundër koronavirusit. Derisa dje interesimi për vaksinim ishte më i madh, sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kalabria në Prishtinë kishte një numër më të vogël të atyre që kishin shkuar për të marrë dozën përforcuese.
Qytetarët thonë se vaksinimi është mënyra e vetme për të luftuar pandeminë me koronavirus, derisa u bëjnë thirrje edhe të tjerëve që të mos hezitojnë, por të shkojnë dhe të marrin vaksinat, pasi në këtë mënyrë ata mbrojnë shëndetin e tyre, por edhe të tjerëve.
Aziz Osmani tregon për KosovaPress se vitin e kaluar ishte prekur me COVID-19 dhe se tani ai ka marrë dozën përforcuese dhe se po ndjehet mirë.
“Jam vaksinuar me dozën e tretë tani. Patjetër se ne rrugë tjetër nuk kemi. Unë dozën e dytë e kam marr më datën 02/09/2021 që domethënë tani i kam bërë katër muaj, mirëpo sipas rekomandimeve të mjekëve mund të merret doza para gjashtë muajve. Kështu që e kemi pa të arsyeshme me marr edhe dozën e tretë… Kam qenë i diagnostikuar me COVID-19 në vitin e kaluar. Stafi është i mrekullueshëm dhe për çdo lëvdatë. Respekt për punën që e bëjnë këtu”, ka thënë Osmani.
Muhamet Rexhepi, i cili mori sot dozën përforcuese, u bën thirrje qytetarëve të tjerë që të vijnë për t’u vaksinuar.
“Me dozën e tretë. Ka qenë shumë mirë në rregull për atë edhe erdhëm edhe vullnetarisht të marrim edhe të tretën si obligim që kemi. Apelimi duhet të jetë për të gjithë që ta marrin dhe t’i kryejnë obligimet e veta. I apeloj të gjithë se është për shëndetin tonë dhe asgjë tjetër”, ka thënë ai.
Njëri nga qytetarët që ia kishte mësyrë sot qendrës së vaksinimit në Prishtinë ishte edhe qytetari Rafuna.
“Me të tretën (dozë). Apeli im është që të vaksinohen, pasi që kjo është për të mirën e tyre. Është për të mirën tonë vaksinimi i popullatës edhe bëj apel që të vaksinohen sa me shumë prej 18-vjeç”, ka thënë Rafuna.
Pandemia me koronavirus tashmë ka hyrë në vitin e tretë në të gjithë botën, duke përfshirë edhe Kosovën kur ishin paraqitur rastet e para në muajin mars të vitit 2020.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, prej tyre 2.103 doza vetëm në 24 orët e fundit. Sipas institutit, prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë gjithsej 1.692.762 doza të vaksinës.
Nga 10.042 testime, 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar tre qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134. Në total numri i rasteve aktive është 1.552.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...

































