Qytetarët i përgjigjen thirrjes për kursim, bie konsumimi i energjisë
Autori: Ermirë Berisha 16:15 | 22 November 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar të dhënat e prodhimit të energjisë dhe konsumimit gjatë muajit shtator 2022, shkruan Gazeta inFokus.
Bazuar në statistikat e publikuara nga ASK, konsumimi i energjisë këtë vit është shumë më i vogël në krahasim me muajin shtator të vitit 2021, 6.1% më i vogël.
Sipas ASK-së, prodhimet energjisë në muajin shtator kanë qenë 460.04 GWh, prodhimet bruto nga hidrocentralet 9.03 GWh dhe prodhimet nga era dhe ajo solare energjisë elektrike ka qenë 35.75 GWh.
Ndërsa energjia elektrike në dispozicion ka qenë 454.54 GWh dhe konsumi ka qenë 314.96 GWh.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin shtator të vitit 2022.
Në muajin shtator të vitit 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 460.04 GWh, prodhimi bruto nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 9.03 GWh. Dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 35.75 GWh.
Gjatë muajit shtator të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.52 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 314.96 GWh, ose 6.1% më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.22%.
Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2022 ishte 273.26 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 323.55 GWh (këtu është i përfshirë edhe transmisioni).
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 8.44 mijë ton, ose 57.22% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga ASK-ja. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...