Lajme

Qytetarët i dalin në mbrojtje personit që vrau ‘hajnin’ në Veternik

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 28 November 2018

Mbrëmë, në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur një vrasje.

Katër hajdutë kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e R.B (emër i njohur për redaksinë) i cili gjatë shkëmbimit të zjarrit me të njëjtit la të vdekur njërin prej tyre, shkruan lajmi.net.

Dyshohet se edhe njëri nga të katër personat që ishin të përfshirë në rast, e i cili mbeti i vdekur kishte armë me vete.

-Advertisement-

Mirëpo, të dyshuarit për vrasje në rastin e mbrëmshëm, në mbrojtje i kanë dalur të gjithë qytetarët në rrjetet sociale.

Mediet kanë raportuar vazhdimisht për rastin e lajmet janë shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, ku njerëzit nëpërmjet komenteve i kanë dalë në mbrojtje pronarit të shtëpisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera