Lajme

Qytetarët ende “në zemër” flamurin e Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 22 January 2020

Këtë të martë të 21 janarit u bënë plot 14 vite prej që vdiq Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

E ashtu sikur viteve të kaluara edhe tash ai u përkujtua nga shumë qytetarë e politikanë, shkruan gazeta inFokus.

Një nga propozimet gjatë kohës sa Rugova ishte në krye të shtetit, por që nuk u bë realitet është edhe flamuri i Kosovës.

-Advertisement-

Ai pastaj mbeti veç si vulë e Presidentit Rugova.

Por, pavarësisht kësaj, shumë qytetarë tash pas krejt këtyre viteve, duket se ende e kanë në zemër flamurin e tij, shkruan gazeta inFokus.

Madje shumë më shumë sesa atë aktual të Kosovës.

Kjo është vërejtur në një sondazh 24 orësh që ka realizuar gazeta inFokus, ku pyet lexuesit e saj se “Cili do duhej të ishte flamuri i Kosovës? – ai i Ibrahim Rugovës apo ky aktual.

E nga 3 mijë e 500 vota, flamuri i Ibrahim Rugovës ka marrë 74% të tyre ndërsa flamuri aktual vetëm 26%.

Apo kthyer në vota, nga 3 mijë e 500, flamuri i Rugovës mori 2 mijë e 500 ndërsa aktuali 920./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera