Fokus

Qytetarët ende në panikë, vazhdon blerja e vajit me shumicë

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 10 March 2022

Rritja e çmimeve të produkteve esenciale, ka shkaktuar panikë tek qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Nga frika e shtrenjtimit të mëtutjeshëm të çmimeve, ata qysh nga mbrëmë po blejnë vaj me shumicë.

E kjo gjë ka bërë që në shumë dyqane, sektori i vajit të jetë pothuajse bosh.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka vizituar disa dyqane në Prishtinë, ku shihet që qytetarët po vazhdojnë të blejnë ende vaj dhe të boshatisin raftet.

Madje në njërin nga këto dyqane nuk kishte më vaj për të shitur, për shkak se iu kishin mbaruar edhe rezervat.

Në vazhdim mund të shihni pamjet e realizuara nga Gazeta Infokus në dyqanet e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera