Qytetarët e Vushtrrisë kërkojnë anulimin e vendimit për Kalanë e qytetit
Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 19 July 2017
Kalaja e qytetit të Vushtrrisë përmes një vendimi të Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore me datën 07.07.2017 është dhënë në shfrytëzim për pesë vite me qëllim që të shfrytëzohet si restorant.
Ky vendim përmes mediave është konfirmuar si nga komuna e Vushtrrisë ashtu edhe nga drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve apo IKMM-së z. Agim Gërguri.
Ky vendim është bërë me arsyetimin se kalaja është dhënë me qëllim që të funksionalizohet dhe të mbrohet nga dëmtimet. Megjithatë përfaqësuesit e grupit qytetarë thonë kanë reaguar ndaj këtij vendimi, duke kërkuar anulimin e tij.
“Ne si qytetarë të Vushtrrisë, jemi të shqetësuar për këtë vendim pasi që përmes tij qytetarëve po u privohet shfrytëzimi i njërës nga hapësirat kryesore kulturore. Gjithashtu, ne jemi dëshmitarë se praktika të tilla të shfrytëzimit të objekteve të trashëgimisë kulturore nga bizneset private kanë rezultuar në dëmtimin e tyre dhe për këtë nuk është dhënë asnjë përgjegjësi. Një shembull i tillë është Ura e Vjetër e Gurit në qytetin tonë që për momentin shfrytëzohet si oborr restoranti. Gjatë këtij viti anësoret e kësaj ure janë rrezuar në mungesë të mirëmbajtjes adekuate nga pronarët”, thuhet në kërkesën e grupit të iniciativës ‘Qytetarët në mbrojte të Kalasë’.
Në një letër të hapur drejtuar institucioneve si dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie, që të revokohet vendimi i Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në mënyrë që kalaja të jetë e hapur për zhvillimin e aktiviteteve kulturore nën administrimin e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport ashtu siç ka qenë para vendimit të këtij instituti.
Përfaqësuesit e qytetarëve të Vushtrrisë kanë thënë se në rast se ky vendim nuk anulohet, do të organizohen edhe protesta.
Përfaqësuesit e qytetarëve të Vushtrrisë të cilët kanë nënshkruar kërkesën janë:
Leonora Aliu – Gazetare
Gazmend Gjyshinca – Aktivist
Jeton Sallahu – Historian
Burim Rexhepi – Historian
Mentor Merovci – Aktivist
Shukrane Begu – Etnologe dhe Folkloriste
Besmir Ahmeti – Aktivist
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...