Qytetarët e Selanikut në panik nga koronavirusi, zbrazin raftet e dyqaneve
Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 26 February 2020
Në Selanik qytetarët janë kapur nga paniku pasi një grua rezultoi e infektuar me koronavirus. Njerëzit të shqetësuar se mos infektohen, janë dyndur nëpër supermarkete dhe kanë blerë ushqime, duke zbrazur kështu raftet.
“Që nga ora 13:00 numri i klientëve në dyqan është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,” tha një menaxher i vjetër i zinxhirit të supermarketeve në qendër të Selanikut duke shtuar “Nëse kjo situatë vazhdon në orët e fundit, atëherë së shpejti të gjitha raftet do të jenë të zbrazëta.”
Njerëzit thanë se u furnizuan me ushqime që të mos kenë mungesa të tyre, në rast te supermarketet do të jenë bosh. Ndërsa organet greke rekomandojnë që qytetarët të jenë të qetë. Paniku është gjithmonë i keq dhe në raste të tilla vetëm probleme mund të shkaktojë. Por Greqia ka marrë një sërë masash për shpërthimin e një epidemie të mundshme nga përhapja e koronavirusit.
Pas zbulimit të rastit të parë më koronavirus në një spital në Selanik, Greqia po përgatitet për mbylljen e shkollave dhe ndërtimin e karantinave për çdo rajon. Qeveria e vendit fqinj ka kaluar të martën një akt normativ për t’u përgatitur për një epidemi të mundshme.
Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, bëri publike masat që Greqia do të merrte në rast të një shpërthimi të një epidemie, përfshirë mbylljen e hapësirave publike, institucioneve shtetërore dhe arsimore, kishave, teatrove, kinemave, stadiumeve, apo qendrave tregtare.
Masat e kaluara me një akt legjislativ, përfshijnë ndalime të përkohshme të udhëtimit drejt vendeve ku ka shpërthyet epidemia dhe i mundësojnë qeverisë të marrë shtretër nga hotelet dhe klinikat private për të izoluar të infektuarit.
Të tjera
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e k vlerësuar produktiv taki...
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...
-
Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim dep...
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...