Lajme

Qytetarët e Mitrovicës shpresojnë që të arrihet marrëveshje përfundimtare

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 17 March 2023

Ndërkohë, para takimit në një anketë të realizuar nga redaksia e boshnjake, qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, janë të ndarë në mendimet e tyre rreth arritjes së ndonjë marrëveshjeje për të dyja palët.

Pritje të ndryshme nga takimi i Ohrit kanë qytetarët shqiptarë dhe serbë të Mitrovicës. Disa presin arritjen e marrëveshjes, ndërsa të tjerë nuk presin përparim në procesin e dialogut. Sido që të jetë, në një anketë të realizuar nga redaksia e boshnjake, qytetarët e Mitrovicës së Veriut presin më të mirën nga ky proces.

“Shpresojmë për më të mirën. Shpresojmë që të kemi lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë, edhe pse ne lëvizim edhe andej edhe këtej. Tash kjo varet nga ata (politikanët) si do e rregullojnë këtë, por ne presim më të mirën. Mendojmë dhe shpresojmë për më të mirën. A është e lehtë, nuk është për njerëzit që jetojnë këtu, por po shpresojmë për më të mirën. Asgjë nuk pres, si gjithmonë!”, thonë qytetarët e anës veriore të Mitrovicës.

-Advertisement-

Në pjesën jugore të Mitrovicës, shumica shpreson të arrihet një marrëveshje dhe të tejkalohet status quo-ja.

“Pres që të merren vesh, të arrijnë një situatë më të mirë, të fillojnë një jetë më të mirë sepse qytetarët janë më të lodhur nga kjo situatë e tensionuar dhe presin që e nesërmja të jetë më e mirë. Pra, pres që kjo situatë të zgjidhet dhe qytetarët të fillojnë të merren me çështje të tjera, jo me situatën aktuale. Unë pres që në këtë takim të arrihet një marrëveshje ndërmjet palëve. Gjithashtu pres që temë e diskutimit të jetë apeli i ndërsjellë dhe jo vetëm një çështje e komunitetit. Presim një zgjidhje përfundimtare.”

Sidoqoftë, qytetarët theksojnë se janë lodhur nga kjo situatë, ndërkohë që shpresojnë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve./RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera