Lajme

Qytetarët e Bogdancit i thanë ‘Jo’ vazhdimit me punë minierës ‘Kazandol’

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 12 June 2017

Pothuajse 100% nga qytetarët e Komunës së Bogdancit, të cilët kanë dalë në referendum, u proncuan kundër vazhdimit me punë të minierës ‘Kazandol’ dhe hapjen e minierave në territorin e komunës, konfirmoi Komisioni zgjedhor komunal, njofton AIM.

 

‘Nga gjithsej të regjistruar 6.918 qytetarë në referendum për dy pyetjet, u prononcuan gjithsej 4.321 ose rreth 62% nga trupi votues, që do të thotë se referendumi në komunën e Bogdancit është i suksesshëm”, deklaroi Venera Zeleva, kryetare e KKZ Bogdanci.

-Advertisement-

Zaleva theksoi se 4.120 nga votuesit e dalur kanë qenë kundër hapjes së minierave në territorin e komunës Bogdanci, njofton AIM.

Prononcimi në referendum i qytetarëve në komunën e Bogdancit ka kaluar në rendin më të mirë, ndërsa rezultatet nga ai janë të obligueshme për vetaministrimin lokal, njofton AIM.

Javën e ardhshme për pyetjet e njëjta në referendum do të dalin qytetarët e komunës Dojran. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera