Qytetarët ankohen për shërbimet jo cilësore të “Vala”
Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 02 December 2023
Qytetarët përdorues të telefonisë mobile në operatorin “Vala” ankohen se po përballen me probleme për thirrjet telefonike nga ky operator. Ata thonë se shërbimet e “Vala” janë të dobëta dhe nuk po arrijnë të përdorin numrat e tyre.
Ndërsa, nga Telekomi i Kosovës janë deklaruar për KosovaPress se janë në fazën e investimeve të mëdha teknologjike, ku pohojnë se kanë pasur probleme serioze me shërbime. Drejtues të kësaj kompanie janë zotuar se vitin e ardhshëm do të posedojnë teknologjinë e fundit.
Qytetarët ankohen për shërbime jo të mira telefonike. Ramadan Jakupi thotë se rrallë herë arrin të telefonojë dikë.:
“Vallah goxha shumë, se di çfarë është bërë…Si e paguan 5 euro apo 6, të njëjtën fuqi e ka, paguaj sa të duash, kur nuk po bënë, po nuk e di pse…Edhe thirrjet me numër nuk po bëjnë nganjëherë”, thotë Jakupi.
Edhe Nazlije Gashi shpreh kritikat e saj, duke thënë se nuk po arrin të telefonojë të tjerët nga operatori ‘Vala’
“Boll (po kemi probleme me numër), nganjëherë nuk po ka hiç valë dhe nuk po punon”, Gashi.
Ndërkaq, Qamil Shala thotë se në vendin ku banon, “Vala” është jashtë funksionit.
“Në Komunë të Graçanicës ku po jetoj po kemi probleme, ndërsa kur po dalë prej Graçanicë po bënë”, përfundon ai.
Drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Halil Krasniqi pohon se së fundmi ka pasur probleme me shërbime.
“Për pjesën tjetër të antenave të mbetura, jemi tashmë në fazën tenderuese të një projekti të madh, shumë milionësh, që pjesa tjetër me këtë projekt do të modernizohet. 300 antena prej tyre do të jenë 5 G, ku do të vendoset në viset apo zonat më të banuara, më të dendura me popullsi, kurse pjesa tjetër do të jetë 4 G + që ka shpejtësi më të madhe se 4 G. Kështu, në këtë fazë, për shkak të integrimeve, platformave të reja, kemi pas disa ditë që kemi pas probleme serioze me shërbime, është pikërisht për shkak të integrimeve të projekteve të reja…I kemi shtuar 90 antena 4 G në regjione tjera në katër muajt e fundit, pasi në këta muaj na është rritur trafiku i internetit prej 35 për qind…Platformat e fundit që do t’i instalojmë e që kemi instaluar, janë fjala e fundit e teknologjisë. D.m.th “Vala” në vitin 2024, do të jetë me teknologji të fundit”, shprehet ai.
Krasniqi thekson se ankesat e konsumatorëve po trajtohen me prioritet. Sipas tij, parametrat e cilësisë janë në kuadër të standardeve të lejuara.
“Ne ankesat i marrim gjithmonë me prioritet, kemi qendrën e thirrjeve ku i trajtojmë ankesat e konsumatorëve duke i marrë me seriozitetin më të madh…00:55 Matjet e cilësisë i bëjmë rregullisht, përveç nesh, këto matje i bënë edhe autoriteti rregullativ ARKEP, është autoritet i pavarur dhe i bënë matjet pavarësisht prej nesh, me mostrat dhe metodologjinë e vet, nëse hyhet në faqen e tyre shihen kualiteti i operatoreve, shihet që përveç matjeve tona, edhe ARKEP parametrat e cilësisë janë në kuadër të standardeve të lejuara”, deklaron ai.
Tutje, ai zotohet se këtë vit janë në fazën e investimeve të mëdha teknologjike dhe në ndërrim të komplet rrjetit.
“Mirëpo, ne në këtë vit jemi në fazën e investimeve të mëdha teknologjike, jemi në fazë të ndërrimit komplet rrjetit. Rrjeti i “Vala”, është ai qendror, i cili gati është modernizuar tërësisht dhe është rrjeti antena, të cilin këtë qendror, modernizimi i tij është kryer, jemi në fazën testuese dhe pas rreth 3 muajve do të jetë në funksion. Kurse rrjeti radio, aty ku konsumatori ballafaqohet direkt me shërbimet tona, ¼ e territorit e kemi modernizuar. Pra, gjithë regjioni i Gjilanit, Ferizajt, Vitia, Artana, Kaçaniku, Hani i Elezit, gjitha rrugët ndërmjet, është modernizuar me teknologji 4g+ gjitha antenat. D.m.th në këto pjesë shërbimet janë të nivelit më të lartë që mund t’i ofrojë teknologjia e fundit. Po ashtu ai rrjet është i gatshëm edhe për 5 G, pra, brenda rreth tre muajve, sapo të lëshohet rrjeti qendror, edhe 5 G do të jetë në regjionet të lartpërmendura”, shton Krasniqi.
Krahas kësaj, Krasniqi thekson se nuk ka imazh të mirë Telekom-i dhe se sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të degradimit të kësaj kompanie publike.
Të tjera
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...