Qytetarët 86 milionë euro borxh për bërllok, ujë e nxemje
Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 16 March 2018
Banorët e Prishtinës e Podujevës nuk po i paguajnë faturat e ujit, ngrohjes e mbeturinave. Bashkë me qytetarët e Lipjanit, Fushë Kosovës, Drenasit e Gracanicës ua kanë borxh ndërmarrjeve publike që ofrojnë këto shërbime mbi 86 milionë euro.
Vetëm në kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë borxh mbi 50 milion euro. Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” 20 milionë euro, ndërsa Ngrohtores “Termokos”, i kanë borxh mbi 16 milionë euro.
Kështu kanë bërë të ditur për Infokusin, zyrtarët e këtyre tri kompanive, borxhet ndaj të cilave datojnë që nga viti 1999.
Afërdita Uka-Fejzullahu, zëdhënëse për informim nga Termokosi,tregon se ua kanë falur afro 5 milion euro konsumatorëve të cilët kanë lidhur marrëveshje.
“NP “Termokos” ka qenë një nga kompanitë e para, që ka filluar të zbatojë Ligjin për faljen e borxheve publike. Në saje të marrëveshjeve që ka lidhur me 4.464 konsumatorë, duke u bazuar në këtë ligj “Termokos” u ka falur atyre 4,634,913.83 euro borxhe, që kanë ndaj kompanisë sonë. Prej tyre 4,449,811.29 euro kanë qenë borxhe të subjekteve banesore, ndërsa 185,102.54 euro kanë qenë borxhe të subjekteve afariste dhe institucioneve”, ka thënë Fejzullahu për Infokusin.
Nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, miliona euro ka falur edhe KRM “Pastrimi”. Deri më tani qytetarëve që kanë arritur të bëjnë marrëveshje iu kanë falur afro 3 milion euro.
Ndërkaq KRU “Prishtina”, ka falur vetëm rreth 50 mijë euro.
Masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë
Arbnorë Ademi, zëdhënëse për informim nga Kompania “Pastrimi” ka thënë se lëndët e klientëve të cilët kanë borxhe të mëdha do t’i dërgojnë tek përmbaruesi privat.
Komania “Pastrimi”, është duke përdorur formën e dërgimit të lëndëve tek Përmbaruesi Privat, e cila procedurë është e rregulluar me ligj. Tek përmbaruesi dërgohen lëndët e klientëve që kanë borxhe me të mëdha, të cilët nuk paguajnë”, ka thënë Ademi për Infokusin.
Këtë mënyrë është duke e përdorur edhe Ngrohtorja “Termokosi”.
Ndërkaq, zëdhënësja për informim e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, njofton se kjo kompani ka angazhuar rreth 50 ekipe të shkyçjes, përfshirë edhe inspektorë për të mbledhur borxhet.
“Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth”, ka thënë Mjeku për Infokusin.
Përveç këtyre, nga Ujësjellësi bëjnë të ditur se që nga shkurti i këtij viti, të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, ka filluar të iu rikthehet borxhi i falur.
Lidhur me borxhet e komunave dhe institucioneve, nga Kompania “Pastrimi”, nuk kanë dashur ta bëjnë publike se cilat institucione apo komuna u kanë borxh më së shumti. Ndërkaq Ujësjellësi “Prishtina” dhe Ngrohtorja “Termokos” kanë thënë se institucionet janë parapagues të rregullt të faturave dhe borxhlinjtë më të mëdhenj janë konsumatorët shtëpiak. (Verona Boçolli)/Infokusi
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...