Lajme

‘Qysh din çika jem me përdorë telefonin’, Valon Syla shkakton të qeshura teksa flet për Kurtin dhe dialogun

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 30 April 2021

Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka shkaktuar të qeshura në mes të penalistëve mbrëmë në Pressing, derisa ka folur për Kurtin.

Kur po diskutohej mbi zhvillimet e fundit në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi, gazetari Buzhala tha se Kurti tregoi që fillimisht do të hanë një darkë me Borrellin, e pastaj dialogu do të fillojë në muajin tjetër.

“Pas takimit me Borrellin, Kurti ka thënë se kemi me hëngër një darkë, e dialogu dikur në qershor fillon. Thua ti që qershori është në 2025, ndërkohë që viti qershori është në muajin tjetër”, ka thënë Buzhala.

-Advertisement-

Bruksel: Borrel dhe Kurti pajtohen që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë në qershor

Ndërkohë që Valon Syla ironizoi duke thënë se Kurti edhe do t’i mësojë s’i të hanë në darkë, sipas aftësive të tij.

“… Bile çfarë aftësi ka Albini, i mëson edhe çka me hëngër ata, se s’dinë. ‘Porosite këtë se ma e mirë se kjo’”, ka thënë Syla.

Tutje ai ka bërë edhe një krahasim me prindërit shqiptarë, që mburren se fëmija e tyre po din me përdorë telefonin.

“A i ke pa do nëpër Kosovë që thonë ‘a e di qysh cika jem di me përdorë telefonin. Telefoni është i marun që me ditë secili me përdor. Edhet i po thua kështu, qysh din Albini me përdor dialogun… do të thotë e ka shpikë”, vazhdoi Syla.

Më poshtë video e shkëputur nga emisioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera