Lajme

“Qyqani” largon drejtorët e Vetëvendosjen nga komuna e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 08 November 2018

Qyqar e kanë quajtur Shpend Ahmetin drejtorët e shkarkuar të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

Në një konferencë për media, Nora Kelmendi, Arben Vitia e Yll Rugova kanë thënë se për shkarkimin e tyre e kanë marrë vesh vetëm nga mediat, dhe se kryetari i Prishtinës nuk kishte gjetur as 5 minuta kohë për t’u treguar paraprakisht për shkarkimin.

“Kryetari përmes një emisioni te incizuar më herët largoj Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë. Nga ky emision e kuptuam edhe ne për shkarkimin”, ka thënë Vitia.

-Advertisement-

Vitia ka shprehur falënderime për bashkëpunëtorët.

“Falënderoj qytetarët për besimin e dhënë për këto 5 vite, Lëvizjen Vetëvendosje dhe stafin mjekësor. Falë kësaj pune kemi arritur të ndryshojmë konceptim e qeverisës në Prishtinë dhe fal saj kemi arritur të fitojmë edhe mandatin e dyte për qeverisje në Prishtinë”, ka shtuar ai.

Ndërsa ish-drejtoresha e Kadastrës në komunën e Prishtinës, Nora Kelmendi ka thënë se mënyra e shkarkimit tregon akt qyqar të Ahmetit.

“Akti i shkarkimit përmes një emisioni televizion tregon se Shpendi e pati shumë të vështirë të ballafaqohet sy më sy sidomos me mua dhe Arbenin. Ky gjest tregon qyqallëk dhe mungesë guximi e mosrespekt”, ka thënë ajo.

Ndërsa ka shtuar se Ahmeti ka hequr dorë nga programi përmes së cilit ka fituar mandatin.

“Pas 5 viteve punë të përbashkët Shpendi nuk arriti t’i gjej 5 minuta për Vetëvendosjen kjo tregon se ka hequr dorë edhe nga programi i Vetëvendosjen me të cilin bashkërisht e kemi fituar besimin e qytetarëve dhe VV tash e she si pengesë”, ka shuar ajo.

Yll Rugova nuk është shkarkuar nga Ahmeti, por ai ka falënderuar mediat për bashkëpunim dhe ka paralajmëruar se nuk do të mbajë postin e drejtorit.

Ndryshe mbrëmjen e së mërkurës kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një emisioni televiziv bëri të ditur se ka shkarkuar nga pozitat udhëheqëse drejtorin të Arben Vitisë dhe Nora Kelmendin.

“Ata sillen thua se armiku më i madh i Kosovës jam unë dhe në të njëjtën kohë qëndrojnë në qeverisje, pra gati se një situatë që nuk mund të mbahet më. Unë tashmë e kam marrë vendimin që këtë javë të shkarkohen, dy drejtorë, ai i Shëndetësisë dhe Kadastrit, pasi ata dy kanë qenë të deleguar ndërsa për drejtorin e Kulturës ka qenë marrëveshja e imja me të, personalisht kur ka hyrë në listë dhe i mbetet atij nëse do të vazhdojë punën në Prishtinën që e ka filluar apo dëshiron që për shkak të subjektit politik, të largohet”, ka thënë Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera