Lajme

Quni zbulon detaje të takimit me Kurtin si i dërguar i Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 25 March 2020

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në fjalën e tij në seancën e mocionit të mosbesimit ka folur lidhur me rrëzimin e qeverisë dhe gjendjen e jashtëzakonshme.

Ministri Quni ka thënë se ai ka qenë njëri nga eksponentët e LDK-së që ka punuar fuqishëm për një koalicion me Vetëvendosjen.

“Brenda LDK-së ka qenë një grup i fuqishëm që kanë bërë shumë për koalicion por edhe nga ata që kanë rezistuar këtë.Brenda grupit për arritjen e koalicionit kam qenë edhe unë”, ka thënë Quni.

Tutje, Ministri Quni ka thënë se gjatë bisedimeve si i autorizuar i Isa Mustafës kur është takuar me Albin Kurtin i ka garantuar se do ta ketë krahun e djathtë në betejën e përbashkët kundër kriminelëve që e kanë katandisur Kosovën.

“Unë ju kam takuar juve kam kërkuar pasi ju kam dëgjuar se ne na pret një punë dhe një luftë kundër krimit të organizuar dhe unë jam pajtuar me ju dhe ju kam garantuar që më keni në krahun e djathtë dhe shpinën nuk keni nevojë me ruaj nga unë dhe kolegët e mi.Do të luftojmë kundër banditëve që e kanë katandisur Kosovën dhe u pajtuam”, ka thënë Quni.

Të tjera