Lajme

Quni zbulon detaje nga takimi me Thaçin dhe Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 20 May 2020

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, thotë se hera e vetme kur ka pasur takim me Presidentin, që Kushtetuta i jep edhe rol të komandantit suprem të ushtrisë, ka qenë një mbledhje e Këshillit të Sigurisë.

Quni thotë se në atë mbledhje, që u mbajt në fillim të përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi mbrojtën qëdnrimet e tyre, i pari se nuk duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, e tjetri që duhet të shpallet.

Quni thotë se ka pasur mungesë të infrastrukturës ligjore, prandaj ka pasur kaq shumë hapësirë të komentimit se a duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme a jo.

-Advertisement-

“Ne e kemi kuptu se për shkak të mungesës së ligjeve, krijohet mundësia për shprehjen e opinioneve të shumta”, ka thënë Quni. “Me gjendjen emergjente, insticuonet kanë arritur ta menaxhojnë mirë. Tregues për këtë vlerësim, janë vlerësimet që i kanë dhënë organizatat ndërkombëtare”.

“Është mbajtur takimi i përbashkët në kuadër të Këshillit të Sigurisë. Prezent kanë qenë edhe Kryeministri dhe Presidenti. Aty janë dëgjuar edhe komandanti i FSK-së, edhe drejtori i Policisë, ku treguan gatishmërinë për ta përballuar situatën… Kjo ka qenë situata ku kam qenë prezent në një takim me Presidentin”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera