Lajme

Quni: Vjosa do të jetë në listën e LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 23 May 2017

Vjosa Osmani do të jetë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse LDK-ja është parti me traditë dhe e vetmja që kultivon demokraci të lartë brenda saj.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” kandidati i kësaj partie për deputet, Anton Quni. Më tutje Quni ka thënë se prioritet e LDK-së pasi t’i fitojë zgjedhjet do të jenë krijimi i vendeve të reja të punë dhe sundimi i rendit dhe i ligjit.

“Besoj që po. Vlerësimin tim e kam shprehur edhe si anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe besoj që është trajtuar me konsideratë”, ka thënë Quni, duke folur për përfshirjen e Vjosa Osmanit. “T’ua përkujtoj vetëm që LDK-ja është parti me traditë dhe e vetmja që kultivon demokraci të lartë brenda saj”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Duke folur për listën që LDK-ja ka dorëzuar në KQZ me kandidatët e saj për deputetë, Quni ka thënë se kjo është listë e formuar në bazë të moralit politik dhe arsimimit.

“Lista e kandidatëve të LDK-së është përmbledhje e mundësive, nevojave, limiteve në numër, përfaqësimit të gjeneratave, barazisë gjinore, regjioneve dhe shumë faktorëve të tjerë. Kandidatët janë të përzgjedhur duke u bazuar në kriteret që LDK-ja i ka vendosur si standard, duke iu referuar moralit politik, arsimimit, ekspertizës së çdo kandidati dhe kredibilitetit të tyre në shoqërinë e gjerë kosovare”, ka thënë ish-deputeti i LDK-së, i cili po kërkon edhe një mandat si përfaqësues i popullit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera