Lajme

Quni: Të gjitha sistemet gati, në luftën kundër COVID19

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 03 April 2020

Anton Quni, ministër në detyrë i Mbrojtjes, përmes një postimi dhe disa imazheve të ushtrisë, ka thënë se të gjitha sistemet e FSK-së tashmë janë gati, për të luftuar në parandalimin e COVID19, transmeton Indeksonline.

“Te gjitha sistemet gati!
All systems go!
#covid19“, shkruan ministri Quni.

Ndryshe, në takimin që pati ministri në detyrë Quni më kryeparlamentaren Osmani, është shprehur se situata emergjente që ka krijuar pandemia e Covid19, ka rritur interesimin e të gjitha institucioneve, rreth nivelit përgatitor të FSKsë për të përmbushur detyrat në asistimin e autoriteteve civile që është i rëndësisë së veçantë.

-Advertisement-

“Mbikqyrja demokratike dhe kontrolli civil janë parakusht i angazhimit të drejtë të FSK-së.

Niveli profesional i njësive të FSK-së janë garancë për përmbushjen e cdo detyre brenda misionit të saj”, ishte shprehur ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera