Lajme

Quni: Shtatorja e Skënderbeut mbetet, është kërkesë e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 05 October 2021

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në emisionin Frontal të T7, ka folur për shtatoren e Skënderbeut, e cila u diskutua shumë për shkak të pamjes së saj.

Quni tha se Skënderbetu do të mbetet aty për shkak se është kërkesë e qytetarëve. Megjithatë, tutje ai tha se është cështje e debatueshme.

“Shtatorja e Skënderbeut mbetet aty, është kërkesë e qytetarëve. Por, është një çështje që do të debatohet me qytetarë e ekspertë”, është shprehur Quni.

-Advertisement-

Shtatorja e Prizrenit u diskutua për shkak të pamjes ndryshe prej asaj që jemi mësuar të shohim. U zbulua 10 muaj më parë.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, I cili mungon nw debat, I uroi mirëseardhje Skënderbeut në bronz në qytetin historik, siç tha ai, të Ymer Prizrenit e Adem Jasharit.

“Skënderbeu dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit bashkohen në kryeqytetin historik të Kosovës së Adem Jasharit. Sot na bashkohen datat, figurat historike dhe qëllimet e tyre, që u bllokuan dhe copëtuan nga konferencat ndërkombëtare, por vullneti dhe përpjekja e popullit s’u shua kurrë. Ne kemi shumë probleme dhe rrugë për të bërë, por siç na mëson Skënderbeu vetëm kur jemi bashkë mund t’i tejkalojmë dhe duke ndjekur Skenderbeun, Vëllezërit Frashëri dhe Ymer Prizrenin. Urime Dita e Flamurit, urime Skënderbeu në Prizren”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera