Quni paralajmëron skenare të reja e arrestime të shqiptarëve nga serbët

Autori: Gazeta inFokus
23:35 | 27 December 2022
Ish-ministri i mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni ka komentuar në “Prime Time” situatën e fundit në veri të vendit pas bllokimit të rrugës në Merdare dhe arrestimit të një shqiptari nga policia serbe.
Quni ka paralajmëruar se skenare të tilla me arrestime të shqiptarëve për spiunazh në Serbi pritet të ndodhin edhe më shumë.
“Pritet me pas skenare të tjera ne e dëgjuam edhe lajmin që kanë filluar arrestimet e shqiptarëve në Luginë, do të ketë arrestime të tilla, ngritje të aktakuzave të ndryshme si për spiunazh e bashkëpunim. Ndoshta do të ketë edhe arrestime në Beograd të shqiptarëve të cilët punojnë e jetojnë atje, është shqetësim i madh për mërgimtarët që janë nisur nga diaspora për të kaluar festat në Kosovë.”, ka deklaruar Quni.
Tutje, Quni ka thënë se këto janë skenare të njohura që Serbia ka përdorur edhe më parë.
“Këto janë skenare të njohura dhe të pritura që nga shpërbërja e Jugosllavisë ne tani kemi përvojë me mënyrën e tillë të bërjes së luftës speciale që praktikohet nga Beogradi. Skenarë i përgatitur nga institucionet serbe kinse është reagim i lirë i qytetarëve për shkak të pakënaqësive dhe kjo është luftë speciale që pengon qarkullimin e lirë dhe krijohet opinionin që komuniteti serb në Kosovës është i rrezikuar nga institucionet e Kosovës duke dramatizuar situatën.”, ka thënë ai.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...