Lajme

Quni: Nuk janë më shumë se 15 mijë veteranë

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 18 September 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka folur sonte për listat e veteranëve mashtrues që janë publikuar ditë më parë.

Ai ka treguar se verifikimi i ushtarëve të UÇK-së është bërë në bazë të aplikacioneve që janë dorëzuar.

Quni në emisionin “Pressing” në T7 ka thënë se numri i veteranëve të UÇK është rritur shumë.

-Advertisement-

Ai beson se numri i veteranëve nuk mund të jetë më shumë se 15 mijë.

“Mendoj se numri i tyre duhet të jetë kah 15 mijë. Nuk mund te jenë më shumë”, ka thënë Quni.

Ai ka thënë se selitkemi i veteranëve ka sjellë telashe, pasi sipas tij, në UÇK nuk ka pasur vetëm ushtarë, por edhe personel të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera