Lajme

Quni: Nuk i frikësohemi Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 08 January 2018

Deputeti Anton Quni thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të qëndrojë krah thirrjeve të komunitetit ndërkombëtarë.

Thotë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është luftë e pastër prandaj nuk duhet të frikësohet askush.

“Ashtu siç e kemi shpreh gatishmërinë gjatë luftës që t’i shërbejmë vendit nuk duhet as sot të hezitojmë përkundër që ka dilema në lidhje me Gjykatën Speciale”, tha Quni për Tribuna Channel.

-Advertisement-

Ai mohon se udhëheqës të organizatave të dala nga lufta e UÇK’së kanë pasur bisedime me deputetë të LDK’së, për të votuar shfuqizimin e Speciales.

Por, kush sipas Qunit po i frikësohet Gjykatës Speciale?

“Edhe në paqe ndodhin krime. Është e natyrshme që në një situatë konfliktuoze të ndodhin krimet. U ndodhin edhe ushtrive të tjera”, tha Quni.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera