Quni mori pjesë në Konferencën e Kartës së Adriatikut, A5-SHBA
Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 30 November 2020
Me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjës e Hercegovinës, Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot mori pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut, A5-SHBA, në nivel të ministrave të mbrojtjes.
Për shkak të rrethanave të krijuara nga kriza e pandemisë COVID-19, takimi u realizua përmes video-konferencës me pjesëmarrje edhe të ministrave të mbrojtjes nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, dhe Mali i Zi si anëtare të rregullta, përfaqësuesi nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së dhe Republika e Kosovës si vend me status të anëtarit vëzhgues. Konferenca u zhvillua në dy sesione plenare me temat të cilat u fokusuan në programet e bashkëpunimit rajonal të mbrojtjes, me theks të veçantë në pandeminë aktuale COVID-19, ndikimit të saj në performancën e aktiviteteve të planifikuara të institucioneve të mbrojtjes, si dhe epoka post-COVID me rreziqet, sfidat dhe mundësitë.
Gjithashtu, në sesion të veçantë u shqyrtua rëndësia e partneritetit të NATO-s dhe integrimit euro-atlantik në menaxhimin e krizave dhe përballjen e sfidave aktuale të sigurisë. Në ekspozenë e tij, ministri Quni ofroi informacionet kryesore për ndikimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe masat reaguese anti-covid të qeverisë së vendit me institucionet ekzekutive të saj.
Ai theksoi rolin dhe misionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me aftësitë dhe kapacitetet e saj operacionale në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi në efektivitetin dhe efikasitetin e masave anti-covid. Gjithashtu, ministri Quni, i njoftoi homologët e tij edhe me sfidat që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në funksionalitetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe operacionalitetin e përgjithshëm të FSK-së, pastaj procesin e realizimit të objektivave dhe aktiviteteve të planifikuara paraprakisht për periudhën përkatëse, mësimet e nxjerra nga kjo krizë dhe vizionin për të ardhmen.
Lidhur me rëndësinë e partneritetit të NATO-s dhe integrimeve euroatlantike, ai theksoi se, Karta e Adriatikut –SHBA, është iniciativa që përputhet plotësisht me aspiratat tona në procesin e integrimeve euro-atlantike dhe me vullnetin tonë për të qenë anëtare e plotë e saj.
”Ne dëshirojmë të jemi ofrues të sigurisë dhe jo vetëm konsumues të saj. Duam të japim kontributin tonë në të gjitha çështjet që janë brengë e rajonit. Kemi vullnetin ta bëjmë këtë, dhe po ndërtojmë kapacitetet e duhura në këtë drejtim” tha në fund ministri Quni. Sipas agjendës, në fund të punimeve, ministrat e Mbrojtjes miratuan Deklaratën e Përbashkët me konkluzionet e konferencës./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kuçi: Arroganca e Kurtit sapo ka filluar, ja pse e refuzoi ftesën për debat
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pasi kandidati për k...
-
Nisma shkarkon zyrtarin e saj: Bëri pazare politike
Pas njoftimit se ish-kryetari i degës së Nisma-s, Sami Hajdaraj i është bashk...
-
Geci: Familja e Fahredin Spahijës me traditë atdhetare e patriotike shqiptare, kërkon nga qytetarët ta votojnë për deputet
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci sot ka zhvilluar një takim me kandidatin për...
-
“Ramizi e çoi Thaçin në Hagë për zhdukjen e Hallaqit”, Lladrovci i reagon Kajtazit – ja çka e paralajmëron
Ramiz LladrovciLladrovci paralajmëron padi ndaj Kajtazit Kryetari i Komunë...
-
Vuçiqi del i gëzuar në aeroport për t’i pritur 1 milion doza të vaksinës kineze
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të shtunën doli në aeroport për ta pr...
-
Selmanaj: Në 30 vjet aktivitet, rrëzimi i Kurtit vendimi më i mirë, nominimi i Osmanit eksperimenti më i keq
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zëvendëskryeministri në detyrë, ...
-
Protestë në Serbi shkaku i Kosovës, kërkohet shkarkimi i Kostiq
Në Serbi s’kanë të ndalur veprimet dhe kritikat kundër kreut të Akademisë, Vl...
-
Labinot Tahiri tregon se a do të kandidojë për deputet
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se nuk do të j...
-
Rruga e tmerrit për në Brezovicë
Mbi 3 kilometra qytetarët duhet të ecin në këmbë për të arritur në qendrën tu...
-
Osmani uron kryetarin e ri të CDU’së: Kam besim se do të vazhdojë trashëgiminë e Angela Merkel
U.d së presidentit Vjosa Osmani ka uruar kryetarin e ri të CDU’së, Armin Lasc...
-
PDK’ja ia merr Nismas kryetarin e Degës në Suharekë
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi ka tregu...
-
Nisma me 9 kandidatë për deputetë nga qyteti i Prizrenit
Nisma Socialdemokrate në Prizren ka përzgjedhur emrat për kandidatë për deput...