Lajme

Quni ia dokumenton Halitit se ka marrë 8 milionë marka

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 03 May 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Anton Quni ne seancën e sotme të Kuvendit ka sjellë dokumente të cilat dëshmojnë se nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka marrë 8 milionë marka gjatë kohës së luftës.

Sipas Qunit, Haliti në dokumente ceken dëshmitë, data, vula, kalimi i parave nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Infokusi.com.

“Po këtu kam dëshmitë ato dëshmi dhe varet nga ju a do t’i publikoni apo jo, ndërmjet administratës do t’i përcjelli tek ju të gjitha dëshmitë pra, dita,data, vula, kalimi i mjeteve financiare nga Ministria e Mbrojtjes”, ka shtuar Quni.

-Advertisement-

Kohë më parë deputeti i LDK-së, pati deklaruar se Haliti ka marrë rreth 8 milionë euro nga ish-ministri i mbrojtës së qeverisë së Kosovës në Azil, Ahmet Krasniqi.

Haliti e kishte mohuar duke i thënë Qunit se nuk e ka njohur gjatë kohës së luftës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera