Lajme

Quni: Duhet të shikohet nëse situata në Ukrainë do të prodhojë efekte edhe tek raporti ynë me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 24 February 2022

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni, ka folur në edicionin special të T7 për situatën në Ukrainë, pasi këtë mëngjes u sulmua nga Rusia.

Ai tha se Rusia është shndërruar në agresion që synon të arrijë interesat e ngushta të politikëbërësve të Rusisë.

“Parashikimet nga orët e mëngjesit po bëhën realitet, përkundër nga ata se nga autoritetet e Rusisë është pretenduar se bëhet fjalë për një ushtrim masiv ushtarak, por ishin veprime me të cilat ata mundoheshin të maskonin operacionin strategjik dhe tani është shndërruar në një agresion, në të cilin synohen të arrihen interesat e ngushta të politikëbërësve të Rusisë”, u shpreh Quni në T7, transmeton Express.

-Advertisement-

“Sado që autoritetet e Ukrainës bëjnë thirrje që qytetarët të ruajnë gjakftohësinë, është e natyrshme që qytetarët t’i nënshtrohen frikës, presionit, tani kur nga mediat marrin pamjet ku viktima janë edhe një numër i konsiderueshëm i civilëve….Duhet të shikohet çka nëse këto kërcënime prodhojnë edhe efekte zingjirore edhe tek ne në Ballkan, posaçërisht kur e kemi një problem specifik siç janë raportet tona me Serbinë”, u shpreh ai tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera