Shëndetësi

Qumësht dhe mjaltë, kombinim i cili ju vë në gjumë më shpejt se çdo gjë tjetër

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 16 May 2017

Nëse vuani nga pagjumësia, keni parasysh se nuk jeni të vetmit. Qindra miliona njerëz përgjatë tërë botës kanë vështirësi të bëjnë gjumë të mirë, gjë e cila ndikon direkt në performancën e tyre të punës.

Por, përderisa shumica e amerikanëve vendosin që pagjumësinë ta luftojnë përmes ilaçeve farmaceutike, e të cilat kanë efektet e tyre të veta anësore, lajmi i mirë është se jo domosdoshmërish mund ta mposhtni këtë fenomen me ilaçe farmaceutike.

Falë mjekësisë alternative, ju mund ta shëroni pagjumësinë përmes ilaçeve natyrale, të cilat përfshijnë përbërës shtëpiakë.

-Advertisement-

Një recetë e tillë është ajo që përbërës kryesor ka qumështin e mjaltën.

Përbërësit:

– Një gotë qumësht natyral

– Një lugë gjelle mjaltë

– Pak ekstrakt vanilje

Për ta përgatitur këtë recetë, fillimisht ngroheni qumështin, por mos e vloni. Posa ta keni ngrohur qumështin, vendoseni në gotë dhe shtojani dy përbërësit tjerë.

Përzini mirë përbërësit dhe pijeni para gjumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera