Lajme

QUINT e përfundon takimin me Kurtin, dalin me deklaratë të prerë – s’e mbështesin hapjen e Urës së Ibrit

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 02 August 2024

Ambasadorët e QUIN-it kanë dal nga takimi me kryeministrin Albin Kurti me një deklaratë të prerë se nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit.

Ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ai i në një deklaratë për media tha se për këtë qëndrim e kanë informuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

U takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, ka thënë Hovenier.

-Advertisement-

Ai nuk ka pranuar pyetje shtesë për të folur më tutje mbi këtë çështje.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se çështja e rihapjes së Urës së Ibrit për qarkullim është çështje që i përket dialogut dhe se çdo vendim për hapjen duhet të merret në kuadër të dialogut.

Ai ka thënë se diskutimet janë duke vazhduar dhe se BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë. Gjithashtu Stano ka bërë thirrje që të shmangen veprimet e njëanshme.

“Bisedimet janë duke vazhduar dhe BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë. BE u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm”, ka thënë Stano.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se kjo çështja e urës nuk duhet të bëhet asesi temë e dialogut me Serbinë.

“Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë.”, ka shkruar Osmani. /Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera