Lajme

QMF-të në Prishtinë me orar 12 orësh, shkak numri i madh i pacientëve me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 29 March 2021

Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se nga e hëna (sot), punëtorët shëndetësorë do të punojnë me ndërrim 12 orësh.

Kjo do të ndodh pasi që është shtuar jashtëzakonisht shumë numri i të prekurve me coronavirus në Prishtinë.

“Që nga e hëna në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë do të kalojmë në orar 12 orësh. Pra nuk do të punohet në dy ndërrime por vetëm me një ndërrim 12 orësh”, deklaroi Bujar Gashi për RTV 21.

-Advertisement-

“Asnjë qytetarë nuk do të  mbetet pa marrë shërbime, mirëpo ky orar na jep një fleksibilitet që të mbulojmë edhe qendrën në Emshir dhe që t’i japim shërbime edhe qytetarëve të prekur me coronavirus”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë në kushte normale në Prishtinë ofrohen deri në 8 mijë shërbime në ditë por tash sipas tij situata ka ndryshuar.

“Tani po kërkohen 8,500 deri 9,000 shërbime ditore”, ka thënë ndër të tjera Bujar Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera