Lajme

QKUK tregon për gjendjen e dy të lënduarve në vendin e punës

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 14 November 2019

Dy persona janë lënduar sot në vendin e tyre të punës në Podujevë.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se dy punëtorët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Naser Syla, mjek kujdestar në QKUK ka thënë për gazetën inFokus se njëri nga ta është lëshuar nga spitali ndërsa gjendja shëndetësore e tjetrit është më e rëndë.

-Advertisement-

“Njëri është lëshuar në shtëpi ndërsa tjetri ka lëndime serioze dhe gjendet ende në emergjencë ka lëndime në gjoks”, tha Syla./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera