Lajme

QKUK, shpëtohet 1 vjeçari që përtypi kikirik

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 26 October 2018

E. R, 1 vjeçar i cili kishte përtypur kikirikë ka shpëtuar pas një intervenimi mjekësor në Klinikën e Otorinolaringologjisë, shkruan Gazeta inFokus.

1 vjeçari ishte sjellë në gjendje të rënd nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj si pasojë e përtypjes së kikirikëve.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se Drejtori i Klinikës në bashkëpunim me ekipin kujdestar kanë bërë heqjen e farës së kikirikut nga mushkëritë (bronku i majtë).

-Advertisement-

Gjendja e fëmijës është shumë e mirë kanë njoftuar mjekët.

Gjithashtu në këtë njoftim bëhet i ditur rrëfimi i prindërve për ngjarjen

“Sipas deklarimeve të prindërve, fëmija ka qenë në shtëpi, derisa ata po pinin çaj, ai ka marrë një farë kikiriku dhe ka futur në gojë, ku ate pastaj e ka tërheqë rryma ajrore në mushkëri (bronke) dhe fëmija ka përjetuar situatë të rëndë e është shoqëruar me cianoze (nxirje).”, thuhet në njoftim/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera