Lajme

QKUK: Profesori nga Australia po kryen operacione të komplikuara tek fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 22 October 2023

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se profesori nga Australia po kryen operacione të komplikuara tek fëmijët.

Siç thuhet në njoftim, kjo është hera e 12 që profesori dhe humanisti Paddy Dewan po kryen operacione tek fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse.

“Për herë të dymbëdhjetë, Profesori dhe humanisti, Paddy Dewan, nga Australia, bashkë me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Anesteziologjisë, po kryejnë operacione tek fëmijët që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse. Ky ekip ka kryer operacione dhe konsultime edhe gjatë fundjavës, kurse në tërësi do të operohen 19 fëmijë, kurse janë konsultuar-vizituar 32 fëmijë me probleme kirurgjike”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ekipi i udhëhequr nga profesori nga Australia ka ardhur në Kosovë me 18 tetor dhe do të qëndroj deri me 25 tetor 2023.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera