Lajme

QKUK për herë të parë kryejnë një intervenim të madh në heqjen e mitrës

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 11 December 2019

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se për herë të parë në këtë spital është bërë  një ndërhyrje mjaft e suksesshme.

Sipas tyre edhe pse me metoda minimale invazive është bërë ky intervenim në heqjen e mitrës së bashku me vezore./Gazeta inFokus/

Njoftimi i plotë i QKUK-së:

-Advertisement-

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë me metoda minimale invazive është bërë largimi i mitrës së bashku me vezore, me metoda moderne laparaskopike.

Pas operacionit, pacientja ka qëndruar vetëm dy orë në dhomën e kujdesit intensiv, derisa pritet që të lirohet për në shtëpi brenda dy ditësh.

Pajisja e laparaskopit, e blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka shërbyer për intervenim në disa raste të ndërlikuara, e cila e ka bërë më të lehtë dhe më të sigurt punën e mjekëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera