Lajme

QKUK me 144 ushtrues detyre

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 03 July 2017

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) 144 pozita udhëheqëse drejtohen nga ushtruesit e detyrës. Kështu thuhet në raportin e auditorit për Shërbimin Spitalor dhe Universitar të Kosovës(SHSKUK), shkruan portali “Infokusi.com”.

Sipas auditorit, po ashtu, në 45 raste në QKUK dhe shtatë (7) në QKSUK pozitat udhëheqëse vazhdojnë të mbahen si punë sekondare.

“Zyrtarët në fjalë kanë kontratë të rregullt pune dhe përfitojnë pagë primare edhe nga Universiteti i Prishtinës”, thuhet mes tjerash në raportin e auditorit, transmeton “Infokusi.com”.

-Advertisement-

Sipas auditorit, mbulimi i pozitave kyçe nga  ushtruesit e detyrës më gjatë se afati i paraparë ligjor mund të rezultojë në performancë të dobët operacionale.

“Pozitat menaxheriale me pagë sekondare, mund të shkaktojnë rezultate jo të mira në punë pasi për udhëheqjen e pozitave drejtuese kërkohet angazhim i plotë kohor”, potencon raporti. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera