Fokus

QKUK, mbushen tri klinika me të infektuar, nesër duhet të hapet tjetra

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 22 June 2020

Ditëve të fundit numri i rasteve me koronavirus është rritur me të madhe në Kosovë.

E kjo ka bërë që tashmë në tri klinika në QKUK të mbushen të gjitha vendet e destinuara për personat e infektuar me COVID-19, shkruan gazeta Infokus.

Kësisoj, sipas burimeve të Gazetës Shneta, është planifikuar që të hapet intensiva në Mjekësinë Sportive, e të shfrytëzohet për këtë punë.

-Advertisement-

E sipas këtyre burimeve brenda QKUK-së thuhet që me vendim nga Komiteti i SHSKUK-së për funksionalizim të plotë të intensivës për të trajtuar pacientët, edhe ata që janë me terapinë e oksigjenit përmes metodës CPAP, do të shkojnë atje.

Ky vendim ka ardh pas mbushjes së kapaciteteve në klinikat Intekvië, Pulmologji dhe Dermatologji. Komiteti poashtu ka kërkuar që të bëhet reduktimi i stafit në mënyrë që të ketë kapacitete për aktivizimin dhe funksionimin e intensives në Mjekësinë sportive.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar edhe SHSKUK përmes një përgjigje zyrtare. “Mjekësia Sportive hapet nga dita e martë, 23 Qershor 2020 dhe në të vendosen rastet që kanë nevojë për CPAP dhe të intubuar. Për shkak të mbushjes së kapaciteteve në Klinikën Infektive, Pulmologji dhe Dermatologji”.

Për trajtimin e pacientëve në këtë njësi do të nevojiten anesteziologët, të cilët fatkeqësisht në spitalet publike në Kosovë janë në numër deficitar. Në këtë hapësirë janë të vendosur rreth 30 shtretër dhe 15 respiratorë të cilët kanë qenë rezervë deri më tani./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera