QKUK jep detaje për largimin nga puna të mjekut
Autori: Gazeta inFokus
17:16 | 19 September 2018
Largimi nga puna i kirurgut maksilofacial Sami Salihut ka ngritur reagim, pasi që një numër i kolegëve të tij kanë vlerësuar se një profesionist si ai nuk duhet t’i mungojë Klinikës.
Por në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës thuhet se mungesat e doktor Salihut kanë qenë të panumërta.
Alban Janova, kryetar i komisionit disiplinor në QKUK, tha të mërkurën se drejtori i përgjithshëm e ka kompetencë të inspektojë dhe në inspektimet e bëra ai nuk i ka gjetur mjekët në vendin e tyre të punës.
Ai tha se komisioni disiplinor nuk bazohet në faktet që i ofron drejtori, sipas tij, ky komision bën hulumtimet e tyre.
“Sami Salihu është rast tjetër. Ai është inicuar nga vetë drejtori i Klinikës së tij. Ai ka pasur një aksident në vitin 2016 dhe për një vit nuk i është ndalu paga. Më 2 maj 2017 është deklaruar se do të vijë në punë. Sipas ankesës së drejtorit të klinikës, nga 2 maji deri kur kanë hyrë në përdorim kartelat për mbarëvajtje nuk ka qenë i rregullt. Prej se kanë hy kartelat në përdorim për katër muaj ka qenë vetëm katër herë nga 7 orë në ditë, as nuk është nënshkruar në listë fizike”, tha Janova gjatë një konference pvr shtyp në QKUK.
KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Sami Salihun reth deklaratave të Janovës por ai ka qenë i paqasshëm për të dhënë koment gjatë ditës.
Janova tha se mjeku i larguar nga puna nuk ka bashkëpunuar as me komisionin disiplinor dhe për dy javë ata nuk kanë mundur ta kontaktojnë.
Sipas Janovës, mjeku Sami Salihu nuk ka shkuar në seancën e komisionit por e ka autorizuar një koleg që të shkojë në seancë dhe të përcjellë qëndrimin e Salihut.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...



































