Lajme

QKUK jep detaje për gjendjen e gruas që u qëllua në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 11 September 2023

Bedri Hyseni nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë, tha se viktima e plagosur në Podujevë po merr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa lidhur me 30 vjeçarin që ka ndërruar jetë, tha se në vendin e ngjarjes e kishin gjetur pa shenja jete.

Hyseni tha se viktima që ka ndërruar jetë ka pasur plagë me armë zjarri.

“Në momentin kur kemi arrit në vend të ngjarjes, personi që ka qenë i shtrirë me gjakderdhje prej koke ka pas plagë me armë zjarri, ka qenë pa shenja jete. Ndërsa personi tjetër, femër, është plagosur me armë zjarri në bark në anën majtë, këtë e kemi dërguar me shpejtësi në Prishtinë, me shenja jetë, momentalisht është në gjendje të rregullt, vazhdon trajtimi atje”, tha ai për kp.

-Advertisement-

Një 30-vjeçar është vrarë mesditën e sotme në Podujevë. Ndërsa një tjetër ka ka mbetur i plagosur.

Rasti tragjik ka ndodhur sot rreth orës 12:30, derisa fillimisht është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera