Lajme

QKUK jep detaje për gjendjen e 36 vjeçarit që u ther me thikë në Ulpianë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 17 March 2022

Gazeta Infokus raportoi pak më parë se është therur më thikë një 36 vjeçar në Ulpianë.

Mirëpo nga Qendra Klinike Universitare e Kosovë kanë thënë për Gazetën Infokus se gjendja e tij është stabile.

“Gjendja e tij është stabile mirëpo janë duke i kryer edhe disa ekzaminime të nevojshme”, tha shefi i repartit të Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

-Advertisement-

Rastin për therjen e tij e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast një prej tyre: D.Z , 36 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, thuhej në njoftimin e tyre.

Ndërkohë, i dyshuari 52 vjeçar është arrestuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera