Lajme

QKUK-ja s’ka material shpenzues e as barna

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 19 May 2018

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka mungesë të madhe të materialit shpenzues dhe të barnave. Pacientët ankohen se po blejnë gjithçka, madje edhe dorezat sterile të mjekëve. Edhe drejtues të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar kanë konfirmuar për “Zërin” se 60 për qind e materialit shpenzues dhe 40 për qind e barnave mungojnë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

A.A. po priste të premten në njërën prej barnatore private, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për të blerë disa barna për babanë e saj, i cili është i shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë.

Me një letër në dorë ajo tregon për “Zërin” se jodin dhe shiringat po detyrohen t’i blejnë vetë e madje, siç thotë kjo paciente, po ua blejnë edhe dorezat sterile mjekëve.

-Advertisement-

‘Unë qe tri ditë e kam sjellë babanë këtu. Në Klinikë më kanë thënë se shiringat, dorezat sterile të mjekëve e gjithçka tjetër duhet t’i blejmë vetë ne, sepse në spital nuk kanë”, ka thënë ajo.

A.A. nuk është e vetmja e cila është ankuar për mosfurnizimin e spitaleve me barna dhe material shpenzues.

Gjatë vizitës në QKUK edhe shumë pacientë të tjerë të cilët ishin të shtrirë në këto klinika ishin të pakënaqur me mungesën e materialit shpenzues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera