Lajme

QKUK: Hiqet lista e pritjes për fistulla arterio-venoze, rritet për 100% numri i operacioneve në vena

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 04 July 2022

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare është hequr lista e pritjes për vendosjen e fistullës arterio- venoze, përmes së cilës mundësohet kryerja e procesit të dializës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se është rritur për 100 përqind numri i operacioneve të venave të zgjeruara, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë edhe operacionet me aparaturën e sofistikuar të radio-frekuencës.

“Gjatë tërë vitit 2021, ishin kryer rreth 200 operacione në vena, ndërkaq vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë kryer 200 operacione të tilla”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

“Fistulla arterio-venoze shërben në vend të kateterit të përkohshëm që përdoret në fillim të procesit të dializës, deri në zhvillim të fistullës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera