Lajme

QKUK do të blej tepihë 4 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 19 Tetor 2018

Derisa pacientët përballen me mungesë edhe të gjilpërave, QKUK ka vendosur të blejë tepihë.

Madje tre tepihë do t’i kushtojnë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës hiq më pak se 4 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

-Advertisement-

Në të njëjtin njoftim thuhet se tepihët do të blehen për Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës.

Njëri nga kriteret që duhet të plotësoj kompania fituese është ofrimi i çmimit më të ulët.

Data e fundit për 25 tetori./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy