Fokus

QKUK blen 500 arkivole për të vdekurit me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 10 August 2020

Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës ka blerë 500 arkivole metalike të mbyllura hermetikisht.

Kjo për rastet e vdekjeve të të infektuarve me COVID-19, shkruan gazeta Infokus.

Ndërsa veç kësaj, QKUK, ka blerë ehde 500 arkivolë të tjerë të drurit për ata që mund të vdesin nga ethet hemoragjike dhe sëmundje të ngajshme.

-Advertisement-

Veç kësaj, në tenderin e dhënë parashihet edhe përgatitja e 500 trupave të vdekur nga COVID-19 për varrim dhe për ata me ethe hemoragjike.

Për këto dhe transportim të trupave të vdekur, prej spitalit deri në destinacionin e caktuar, QKUK ka dhënë tender prej 210 mijë e 1 euro, shkruan gazeta Infokus.

Këtë tender QKUK ia ka dhënë Blerim Nrecit, biznes individual./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera