QKRMT vlerëson se Policia përdori dhunë ndaj aktivistëve të SKV-së
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 14 April 2018
Qendra Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka vizituar dhe intervistuar studentët e arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë aksionit në Parkun e Qytetit në Prishtinë para dy ditësh.
Sipas kësaj qendre, aktivistët e organizatës studentore “Studim Kritikë Veprim” (SKV), kanë përjetuar dhunë fizike, ofendime, e kërcënime nga Policia e Kosovës.
“QKRMT fton Inspektoratin Policor të Kosovës që të hetojë këto pretendime për përdorimin e panevojshëm dhe të tepruar të forcës nga zyrtarët e Policisë së Kosovës ndaj personave të arrestuar në këtë rast”, thuhet në reagimin e tyre.
Komunikata pa ndërhyrje:
QKRMT VIZITOI TË NDALUARIT NË STACIONET POLICORE NË PRISHTINË DHE LIPJAN
QKRMT sot vizitoi dhe intervistoj të arrestuarit nga Policia e Kosovës gjatë aksionit në Parkun e Qytetit në Prishtinë me 12.04.2018.
Nga intervistimi i të arrestuarve , shikimi i dosjeve policore dhe evidencave mjekësore dhe observimit të QKRMT-së është vërejtur se gjatë fazës së arrestimit të aktivistëve të organizatës studentore “Studim Kritikë Veprim”, transportimit të tyre me makina të policisë sikurse edhe gjatë qëndrimit në Stacionin Policor në Prishtinë, Policia e Kosovës ka përdorë dhunë fizike dhe ofendime si fyerje, sharje e kërcënime ndaj tyre.
Të gjithë të arrestuarit janë ankuar se policia ka ushtruar dhunë fizike dhe ofendime ndaj tyre. Më tutje, evidencat mjekësore të tyre konstatojnë lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit si: ndrydhje, gervishje, skuqje etj. QKRMT ka marr pohime se përveç njërit nga të arrestuarit i vendosur në Stacionin Policor në Lipjan, të tjerëve nuk u është ofruar trajtim i duhur mjekësor. Përkundër dhimbjeve të theksuara pesë nga të arrestuarit nuk marrin ndonjë medikament për trajtimin e dhimbjeve.
QKRMT duke vepruar në kuadër të mandatit të saj i sheh këto veprime të Policisë së Kosovës si krejtësisht të panevojshme dhe absolutisht të papranueshme. Si të tilla këto sjellje përbejnë keqtrajtim të personave të arrestuar dhe të privuar nga liria, trajtim jonjerëzor, degradues dhe poshtërues. Përtej situatës që ka quar në arrestimin dhe ndalimin e tyre, veprimet e tilla të Policisë së Kosovës ndaj të arrestuarve është e panevojshme dhe si e tillë e ndëshkueshme në pajtim me legjislacionin vendor dhe instrumentet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë.
QKRMT fton Inspektoratin Policor të Kosovës që të hetojë këto pretendime për përdorimin e panevojshëm dhe të tepruar të forcës nga zyrtarët e Policisë së Kosovës ndaj personave të arrestuar në këtë rast.

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...































