Lajme

QKMF-së në Fushë Kosovë i fshihen të dhënat e testimeve për COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 30 August 2021

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Fushë Kosovë njofton qytetarët e kësaj komune se janë fshirë të dhënat e tesimeve për COVID-19.

Në njoftim thuhet se të dhënat e tesimeve të ditës së diel më datë 29 gusht për shkaqe teknike nuk janë ruajtur në kompjuter.

LEXO EDHE: Grumbull qytetarësh presin me orë të tëra për t’u testuar për Covid, Komuna e Fushë Kosovës i bën përgjegjës ata

-Advertisement-

Aty thuhet se mungojnë të dhënat e qytetarëve si: Numri personal, numri i telefonit dhe profesioni.

“Për shkaqe teknike, disa nga të dhënat e qytetarëve të cilët me datën 29.08.2021 janë testuar me teste rapide të SARS COV-2 në QMF në Fushë Kosovë, nuk janë ruajtur në kompjuterin që është përdorur për këtë qëllim. Në protokollet e pacientëve i kemi emrat, vitin e lindjes, vendbanimin dhe rezultatet e testeve të gjithë pacientëve te testuar, mirëpo për plotësimin e formularit të raportimit na nevojiten edhe këto të dhëna: Numri personal, Numri i telefonit dhe Profesioni”.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie në Fushë Kosovë lut qytetarët që i kanë kryer testimet për COVID-19 në QKMF në Fushë Kosovë të paraqiten tek:

inspektori sanitar z.Blerim Berisha, 044/ 276 – 205, dr. Osman Maxhera, 044/ 312 – 355 , në telefonin kujdestar 038/ 535 – 879 ose edhe drejtpërdrejtë në qendrën ku jeni testuar.

Grumbullimi i këtyre të dhënave është shumë i rëndësishëm. Duke ju lutur për mirëkuptim, paraprakisht ju falënderohem për bashkëpunimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera