Lajme

Qindra ton drogë, cilat janë tunelet sekrete që përdorin trafikantët?

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 04 February 2018

Njihen si tunelet me fitimprurëse në botë, për arsyen se trafikohen qindra tonelata drogë çdo vit.

Trafikantët e drogës në Meksikë  kanë krijuar kalime të ndryshme sekrete poshtë kufirit mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara për të kontrabanduar drogë.

Për baronët meksikanë të drogës, tunelet janë një formë popullore transporti.

-Advertisement-

Që nga viti 1990 janë zbuluar mbi 220 tunele në kufirin me Meksikën, përfshi 60 në zonën e kontrolluar nga roja kufitare në San Diego të Kalifornisë.

Trafikantët shpenzojnë shuma të mëdha deri në 2 milion dollarë për ndërtimin e një tuneli.

Madje një prej tuneleve është 20 metra i thellë dhe tejet i sofistikuar. Ka shina hekurudhore, ndriçim e madje edhe sistem telefonik

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera