Lajme

Qindra persona të grumbulluar në aeroport, qytetari thotë se është “bombë e kurdisur” e Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 03 September 2021

Një qytetar i inkuadruar drejtpërsëdrejti në linjën e T7 gjatë emisionit Frontal, ka transmetuar pamje të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, ku shihen qindra qytetarë të mbledhur grumbull, derisa çdo ditë kemi me dhjetëra vdekje nga Covid-19.

Qytetari shprehu pakënaqësinë e tij rreth gjendjes së Aeroportin e Prishtinës, ku sipas tij momentalisht aty është një “bombë e kurdisur” e virusit SARS-CoV-2.

“Unë jam këtu prej orës 15:45, gjendja është siç po e shihni, distance nuk respektohet. Është një bombë e kurdisur e Covidit këtu. Bisedova edhe me disa stafi këtu, kanë mungesë të stafit dhe kjo gjendje kështu është që një muaj”, ka thënë Afrimi.

-Advertisement-

“Hyrja në aeroport është plot, para një ore kanë qenë dikur rreth 500 veta brenda. Tash paramendojeni se çka do të ndodhë nëse veç një ose dy prej tyre e kanë virusin”.

Tutje ai bëri apel tek ministri i Shëndetësisë dhe ai i Infrastrukturës që të merren urgjentisht me këtë problem.

“Nëse këtu nuk merr masa ministri i Shëndetësisë dhe ai i Infrastrukturës, këtu siç thash është një ‘bombë e kurdisur’”, shtoi ai./Express/

Pamjet fillojnë në 57:30.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera