Lajme

Qindra persona helmohen nga iftari në Mosul

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 13 June 2017

Qindra persona janë helmuar nga ushqimi në një kamp për personat e zhvendosur pranë qytetit irakian të Mosulit, thonë zyrtarët.

Raportohet se ata vuanin nga të vjellat dhe dehidratimi pas iftarit.

Kampi, midis Mosulit dhe Irbil, përfshin shtëpitë e personave të zhvendosur nga një ofensivë për marrjen nën kontroll te qytetit të Mosulit nga të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS).

-Advertisement-

Agjencia e lajmeve kurde Rudaë raportoi se më shumë se 750 raste ishin regjistruar dhe të paktën një fëmijë kishte vdekur.

Ushqimi është përgatitur në një restorant në Irbil dhe e solli në kamp një nga organizatat bamirëse të Katarit.

Personat e helmuar janë duke u trajtuar në tre spitale në zonë.

Kampi është një nga 13 kampet e ndërtuara nga UNHCR.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera