Qindra mijëra euro për vetura të reja zyrtare
Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 26 November 2017
Institucionet qendrore dhe ato lokale, vitin e ardhshëm, do të rrisin shpenzimet në paga dhe mëditje, si dhe në mallra dhe shërbime, dy kategoritë për të cilat ka pasur jo pak kritika për mënyrën e shpenzimeve të parasë publike.
Vlera e rritjes së shpenzimeve në këto dy kategori lëviz mes disa qindra mijëra eurove e deri në mbi 1 milionë, raporton KTV.Ndërsa janë të pakta ato raste kur do të ketë ulje të shpenzimeve në këto dy kategori.
Megjithëse në agjendën e integrimeve evropiane, Kosova duhet të ulë numrin e të punësuarve, kjo gjë nuk pritet të ndodhë as në vitin e ardhshëm.Shtimi i ministrive pritet të sjellë edhe punësime.Në buxhetin e 2018-ës janë parashikuar edhe punësimi i 106 personave në dy ministritë e reja, të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe në atë të Zhvillimit Rural.Apetitet nuk do të përfundojnë me kaq.
Të dhënat në buxhet flasin edhe për vazhdimin e tendencës së shpenzimit të mijëra eurove për blerje të veturave dhe mobilieve.
Në nivelin qendror, shpenzimet më të mëdha në këtë kategori parashihet t’i ketë Kuvendi i Kosovës, i cili përgjatë tre vjetëve të ardhshëm, do të shpenzojë nga 130 mijë euro.
Ndërkaq, zyra e Presidentit pritet të shpenzojë deri në 10 mijë euro për blerjen e një aparati fotografik.Për këtë të fundit, madje janë planifikuar që deri në vitin 2020 të shpenzohen 2.5 milionë euro për ndërtimin e objektit presidencial.Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të shpenzojë 8.200 euro për blerje të laptopëve dhe printerit multi funksional, ndërsa do të vazhdojë të blejë automjete edhe vitin e ardhshëm.
Përpos punësimit e buxhetit, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do t’i shpenzojë edhe 150 mijë euro për blerje të veturave.Në shpenzim buxheti për blerje të veturave, konkurrencë të madhe nivelit qendror do t’i bëjë Fushë Kosova.
Për blerjen e një automjeti ka paraparë të shpenzojë 80 mijë euro, ndërsa Graçanica 55 mijë.Vetura do të blejnë edhe komuna e Deçanit, Gjakova, Mamusha, Hani i Elezit dhe Zubin Potoku, që vazhdon traditën e blerjes së veturës zyrtare tash e disa vjet.
Fushë Kosova e Lipjani do të vazhdojnë të shpenzojnë buxhet për vendimet gjyqësore.Përpos bizneseve që po hasin në probleme me furnizim të rregullt me energji elektrike, të njëjtat probleme duket se po i ka edhe Dragashi, që ka vendosur t’i shpenzojë 20 mijë euro për blerje të gjeneratorit.Ndërsa Komuna e Mitrovicës Jugore do të shpenzojë 10 mijë e 500 euro për t’i pajisur delegatët e kuvendit me laptopë.
Në buxhetin e 2018-ës parashihet të ketë rritje të të hyrave nga të ardhurat personale, tatimi në pronë dhe akciza.
Po ashtu do të vazhdojmë të varemi nga doganat në mbushjen e buxhetit, që për vitin e ardhshëm do të duhet t’i mbledhin 67 milionë euro më shumë se në këtë vit, ndërsa ATK-ja 23 milionë më shumë.
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...